PERSONAL STYLING · TIRANË / ONLINE

Stili yt.
Bota jote.

Mos u vish për t’u përshtatur. Vishu që të ndihesh më shumë vetvetja — me qartësi, karakter dhe pak magji.

Globi karakteristik blu me pasqyra i Poppi’s World

OUR SIGNATURE
since 2026

A LITTLE WORLD WHERE BEING YOURSELF IS ALWAYS IN STYLE

AUTHENTICITY✦INDIVIDUALITY✦STYLE WITH INTENTION✦SMARTER CHOICES

Mikja jote virtuale e stilit

Bëhu gati të kesh një mike të re në garderobë.

Dua që Poppi’s World të jetë më shumë sesa një faqe mode. Dua të jem mikja jote virtuale e stilit, ajo mike që hap garderobën me ty, sheh çfarë ke, çfarë të mungon dhe mbi të gjitha të thotë të vërtetën.

Do të të tregoj çfarë është IN dhe OUT, por jo thjesht duke ndjekur trendet sepse edhe nëse diçka është në modë nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju shkon. Do të të tregoj çfarë të shkon ty, çfarë të nxjerr në pah, çfarë të jep atë “wow” efekt.

Mund të më kesh pranë për një veshje të vetme, një darkë, event, udhëtim apo takim ose mund të ndërtojmë një look nga zero, nga rrobat dhe këpucët te çanta, aksesorët, flokët dhe makeup-i.

Nëse garderoba jote nuk të përfaqëson më edhe pse është plot, prapë mendon “nuk kam çfarë të vesh” le ta fillojmë nga A te Z. Do të zbulojmë çfarë qëndron, çfarë nuk të shërben më dhe çfarë mungon.

Qëllimi nuk është të të vesh unë. Qëllimi është të të ndihmoj të kuptosh se si do të vishesh ti.

Garderoba jote e re mund të fillojë pikërisht këtu.

Zgjidh eksperiencën tënde

Shërbimet

Nga një kontroll i shpejtë i stilit deri te një transformim i plotë — gjithçka ndërtohet rreth teje.

01

Kontroll Stili

Analizë e shpejtë e stilit + 3 rekomandime konkrete.

Na shkruaj
02

Konsultë Imazhi

Video call 45–60 min + analizë fytyre, siluete, ngjyrash dhe drejtimi i stilit.

Na shkruaj
04

Editim Garderobe

Analizë e garderobës nga fotot/video + mbaj, ristilo, hiq + kombinime të reja.

Na shkruaj
05

Blerje Personale

Shopping list sipas buxhetit + 10–15 artikuj me linke dhe kombinime.

Na shkruaj
06

Rinovim Total i Veshjeve

Transformim i plotë: konsultë + editim garderobe + shopping plan + 15–20 veshje.

Na shkruaj

POPPI’S EDIT

Stili jeton në detaje.

Sculptural chocolate coat
Chocolate and neutral outfit
Diamond jewelry detail
Black and white jewelry profile
Gold jewelry and white blouse

Manifesti ynë

Moda më e bukur është ajo që të ngjan ty.

Hey nëse je këtu ndoshta edhe ti mendon pak si unë. Unë jam themeluesja e Poppi’s World. Një botë e vogël që është pak funny, pak elegante, pak e çrregullt dhe mbi të gjitha autentike. Këtu identiteti dhe individualiteti kanë gjithmonë më shumë rëndësi se dëshira për t’u përshtatur.

Për mua moda nuk ka qenë kurrë thjesht çështje rrobash është mënyra si tregojmë një pjesë të vetes pa thënë asnjë fjalë. Magjia e stilit fillon kur nxjerrim në pah atë që na bën të bukur dhe krijojmë një pamje që përputhet me karakterin, trupin, energjinë dhe historinë tonë.

Dua të blejmë më zgjuar, jo më shumë por më mirë. Më pak blerje të momentit, më shumë materiale cilësore, prerje që zgjasin dhe pjesë që mund t’i duam edhe pas shumë vitesh.

Mirë se erdhe në botën tonë.

GATI PËR HAPIN E PARË?

Le të gjejmë stilin që
ndihet si ti.

Na shkruaj në Instagram

@_poppisworld_